4 Tetor 2024
7 vite më parë, Animal Rescue Albania ishte nismëtare e një peticion qytetar #1ligj4putra , për miratimin e disa neneve në Kodin Penal për kriminalizimin e akteve të keqtrajtimit ndaj kafshëve. Ndërmarrja e kësaj inisiative erdhi si pasojë e një presioni të madh shoqëror ndaj akteve të shumta dhe të përsëritura të dhunës ekstreme ndaj kafshëve, që për shkak të mungesës totale të një kuadri ligjor mbeteshin pa ndëshkuar.
Mbledhja e firmave filloi më datë 7 tetor dhe falë një mbështetjeje shumë të madhe, ne arritëm të mblidhnim mbi 37.527 firma (të vlefshme) qytetarësh në një kohë të shkurtër. Peticioni u depozitua në Kuvend, së bashku me dispozitat përkatëse për kriminalizimin e vrasjes, keqtrajtimit dhe braktisjes së kafshëve.
Kuvendi, dy vite më pas, miratoi disa nene në Kodin Penal, por fatkeqësisht gjatë diskutimeve në komisione disa prej tyre u tjetërsuan, duke humbur madje dhe kuptimin dhe qëllimin e tyre.
Gjatë këtyre 5 viteve që nga miratimi i këtyre dispozitave, ne kemi ndjekur zbatimin e tyre nga organet e hetimit penal, policia dhe prokuroria, si dhe gjykatat dhe fatkeqësisht kemi vërejtur se zbatimi i tyre në praktike, nuk është ai që kishim shpresuar.
Sot në vijim të një pune të nisur prej kohësh në bashkëpunim dhe me partnerë ndërkombëtarë, në kuadër të procesit që ka nisur për rishikimin e Kodit Penal, i jemi drejtuar me propozime konkrete për ndryshimin e disa prej këtyre neneve, Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe Kryetarit të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ne Kuvend zotin Arben Pellumbi.
Konkretisht kemi kërkuar ndryshimin e neneve të braktisjes, pasi në formën që është miratuar aplikohet vetëm në rastet kur braktisja sjell pasoja në njerëz duke e humbur kështu qëllimin për të cilin u propozua.
Gjithashtu, kemi propozuar ndryshime në nenin e keqtrajtimit të kafshëve pasi neni i miratuar ka sjellë shumë problematika në zbatim duke qenë se dënon vetëm rastet e keqtrajtimit që sjellin dëmtime të përhershme fizike.
Janë propozuar dhe dy figura të reja të veprave penale ndaj kafshëve siç është, kryerja e marrëdhënieve seksuale me kafshë dhe publikimi në rrjete sociale i akteve të dhunës ndaj kafshëve.
Shpresojmë që këto propozime do të merren parasysh me seriozitetin e duhur dhe për t`iu përgjigjur dhe pritshmërive të shoqërisë, e cila pret që akte të tilla mizore ndaj kafshëve për shkak të rrezikshmërisë shoqërore që autorët e tyre paraqesin të hetohen dhe mos mbeten pa ndëshkuar.
6 nentor 2017
Merr udhe nje proces shume i rendesishem per mireqenien e kafsheve ne Shqiperi. Animal Rescue Albania (ARsA) dorezoi pas nje aksioni ne mbare Shqiperine 37,527 firma ne mbeshtetje te miratimit te dispozitave ligjore qe denojne keqtrajtimim e kafsheve.
Ne daten 7 maj 2019 perfaqesues te ARsA zhvilluan nje takim ne Komisionin e ligjeve per te diskutuar mbi kete projekt. Takimi u zhvillua ne nje fryme shume te mire bashkepunimi.
Ky ishte nje hap shume i rendesishem qe shenoi fillimin e procedures parlamentare. Pas diskutimit dhe miratimit ne Komisionin e ligjeve drafti u kalua per miratim ne seance.
Ne shtator te vitit 2019 Projektligji per mbrojtjen e te drejtave te kafsheve u miratua ne parlament dhe ndryshimet e Kodit Penal jane tashme ne fuqi ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise. Pavaresisht se projektligji pesoi ndryshime ne komisionet parlamentare dhe drafti i miratuar nuk permban te gjithe propozimet e bera kur u dorezua, jemi te lumtur qe u hodhen thelemet per nje te ardhme me te mire per te gjitha kafshet ne Shqiperi. Jemi te ndergjegjshem qe sfide tashme mbetet zbatimi rigoroz i ligjit dhe aplikimi i tij nga gjykatat por ky ishte nje hap i madh perpara drejt rruges se duhur per te garantuar mbrojtjen e katerputrosheve.
Me poshte do te gjeni projektligjin e propozuar dhe ne kete LINK gjeni ligjin e miratuar.